Lajmet

WhatsApp shton kontrolle të reja për thirrjet në grup

Nga: PCWorld
Publikuar , 20 Qershor 2022
WhatsApp shton kontrolle të reja për thirrjet në grup

Gjatë fundjavës WhatsApp solli disa funksionalitete të reja për ti bërë bisedat audio në grup më të menaxhueshme. Përdoruesit tashmë mund të ndalojnë zërin dhe mesazhet për persona specifikë në thirrjet në grup tha kompania.

Ky funksion është shumë i dobishëm në rast se persona që janë pjesë e thirrjet audio nuk janë në dijeni të mikrofonit të tyre të hapur. Kompania gjithashtu shtoi një baner që njofton përdoruesit kur dikush bëhet pjesë e thirrjes në grup.

Së fundi aplikacioni i komunikimit prezantoi një mori veçorish të reja. Përveç funksionaliteteve të thirrjeve në grup, javën që shkoi WhatsApp shtoi kontrolle të reja privatësie nga fotoja e profilit tek statusi “Last Seen.”

Gjithashtu bëri të mundur transferimit më të lehtë të bisedave nga një telefon Android në iPhone. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Musk zbulon kriptomonedhat tek të cilat ka investuar

Tags >

WhatsApp