Lajmet

WhatsApp sjell më në fund opsionin e shumëpritur

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 22 Janar 2020
0
Kjo temë është e disponueshme për të gjithë përdoruesit beta në versionin 2.20.13 dhe mund të aktivizohet në seksionin “Chats” nga menuja e cilësimeve. WhatsApp sjell më në fund opsionin e shumëpritur

Versioni më i fundit beta i WhatsApp për Android ka sjellë një funksion të shumëpritur, modalitetin e errët “Dark Mode.”

Kjo temë është e disponueshme për të gjithë përdoruesit beta në versionin 2.20.13 dhe mund të aktivizohet në seksionin “Chats” nga menuja e cilësimeve.

Përdoruesit kanë opsionin për të aktivizuar “Dark Mode” përgjithnjë apo ta lënë sipas orëve të ditës.

Ndërsa përfitimet për shëndetin e syve janë të mëdha, në ekranet OLED është arritur në përfundimin se rrit jetëgjatësinë e baterisë.

“Dark Mode” në WhatsApp është më shumë gri sesa i errët. WhatsApp bëhet aplikacioni i tretë i Facebook që merr këtë funksion pas Facebook Messenger dhe Instagram.

Nuk dihet kur do të ofrohet në iOS por duke qenë sesa të përhapura janë versionet beta në Android, debutimi nuk duket larg. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Huawei gati planin për të zëvendësuar Androidin

Lajmet e fundit>