Lajmet

WhatsApp vjen me opsionin që do të bëjë diferencën

Nga: PCWorld
Publikuar , 01 Prill 2020
0
Së bashku me këtë opsion WhatsApp pritet të sjellë edhe atë të vetëshkatërrimit të mesazheve. Megjithatë më interesanti mbetet i pari. WhatsApp vjen me opsionin që do të bëjë diferencën

WhatsApp është gati ti japë zgjidhje një prej pikave më të dobëta të aplikacionit. Në versionin e fundit beta të WhatsApp janë gjetur referenca të cilat paralajmërojnë ardhjen e një opsioni që ju lejon të përdorni të njëjtën llogari të WhatsApp në disa pajisje njëherazi.

Beta janë versionet eksperimentale të WhatsApp ku testohen opsione të reja për një numër të kufizuar përdoruesish përpara se të bëhen të disponueshme për të gjithë.

Mbase për përdoruesit ditorë të aplikacioni nuk do të bëjë ndonjë ndryshim por për njerëzit e biznesit apo ata që kanë më shumë se një telefon apo pajisje në përdorim do të jetë një lehtësi e madhe.

Së bashku me këtë opsion WhatsApp pritet të sjellë edhe atë të vetëshkatërrimit të mesazheve. Megjithatë interes më të lartë do të ngjallë i pari.

Mund të përdorni të njëjtën llogari WhatsApp në tablet dhe telefon në të njëjtën kohë. Për tu siguruar se dikush tjetër nuk mund të përdorë llogarinë tuaj njëherazi dhe të shohë mesazhet, çelësat e enkriptimit do të ndryshohen sa herë që një pajisje e re të përdoret dhe një njoftim do të shfaqet në aplikacion.

Nëse dëshironi të përdorni versionet eksperimentale beta të WhatsApp duhet të regjistroheni në Programin Beta të Google Play dhe në këtë moment që shkruajmë nuk ka hapësirë. Ndryshe nuk ju mbetet gjë tjetër vetëm të prisni derisa të vijë në versionin zyrtar./PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  TikTok ka 45 ditë afat për të shitur biznesin në SHBA ose do të mbyllet