Lajmet

WhatsApp zbulon limitin e ri të video thirrjeve në grup

Nga: PCWorld
Publikuar , 21 Prill 2020
0
Kompania ka lançuar këtë opsion të ri në versionet eksperimentale për iOS dhe Android të cilët testohen me një numër të kufizuar përdoruesish përpara se të bëhen të disponueshme për të gjithë. WhatsApp zbulon limitin e ri të video thirrjeve në grup

Zoom, Duo, House Party dhe Skype duhet të tremben. Aplikacioni më popullor në botë i chatit, WhatsApp ka vendosur të rrisë limitin e video thirrjeve në grup në 8 persona.

Kompania ka lançuar këtë opsion të ri në versionet eksperimentale për iOS dhe Android të cilët testohen me një numër të kufizuar përdoruesish përpara se të bëhen të disponueshme për të gjithë.

Houseparty ofron video thirrje në grup me 8 persona ndërsa Google Duo me 12 persona njëherazi. Sakaq Zoom dhe Skype ofrojnë shumë më tepër.

Megjithatë shërbimet në fjalë duhet të jenë të frikësuar sepse 2 miliardë përdoruesit e WhatsApp mund të përfitojnë nga opsioni i ri pa qenë nevoja të ndërrojnë shërbim për tu lidhur me miqtë dhe familjen.

Ende nuk ka një datë specifike se kur do të mbërrijë për versionet zyrtare të WhatsApp. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook kundër "deepfake" që nuk dallohen nga një personal normal