Softuer

Wheelman – Harroni The Fast and Furios, kjo mund të jetë loja më e mirë nga Midway prej vitesh

Publikuar , 24 Korrik 2009
0
Wheelman – Harroni The Fast and Furios, kjo mund të jetë loja më e mirë nga Midway prej vitesh

Por së pari duhet të mbushni matësin e fokusit të Vinit. Ja dy nga akrobacitë më të çmendura të Wheelman.

Bullit Time

Cyclone është rrotullim 180 shkallësh, që ju lejon të gjuani me armë zjarri në të njëjtën kohë kundër armiqve. Kur të bëni rrotullimin Cyclone, koha ngadalësohet dhe ju lejon të shënjestroni mirë armiqtë, nën breshëri vdekjeprurëse. Një rreth paraqitet te armiqtë, si te motori i makinës dhe shoferi. Matësi i plotë i fokusit do t’ju japë mundësinë të eliminoni disa armiq në një rrotullim Cyclone.

Cyclone është një akrobaci e mirë kundër veturave dhe motoçikletave. Pasi të godisni veturën e armikut, bëni rrotullimin Cyclone dhe gjuani te veturat e afërta gjatë rrotullimit si një ciklon i vërtetë.

High Jack

Termi “Air Jack” nuk është i duhuri. Vin Diesel nuk mund të pilotojë aeroplanë në Wheelman, kështu që nuk ka vjedhje të aeroplanësh. Ajo që mund të bëni me Air Jack, është të kërceni nga tavani i njërës veturë në tjetrën. Duket e çmendur, por pjesët fizike i lejojnë Vin Dieselit të kërcejë tek vetura tjetër me shpejtësi 60mph. Qëllimi është të përdorni veturat si armë, duke kërcyer nga njëra tek tjetra.

Për të rrëmbyer një veturë tjetër ju duhet ta ndiqni për një periudhë të shkurtër kohe. Jeni gati ta rrëmbeni kur Vin Diesel del nga dritarja e shoferit. Kur të lironi butonin Vin do të kërcejë në veturën tjetër, do të nxjerrë jashtë shoferin dhe do marrë timonin. Air Jack është një akrobaci e jashtëzakonshme, që ndihmon në misione “solo”, sidoqoftë shoqëruesit e kanë të pamundur kërcimin nga njëra veturë në tjetrën.

Running Man

LEXO EDHE:  Telegram përsëri ndryshon limitin e grupeve

Mos mendoni se për një sekondë të gjitha truqet janë jashtë: Cyclone dhe Air Jack janë vetëm dy nga veprimet speciale që mund të bëhen në Wheelman. Truqe të tjera janë Aimed Shot, përleshja me vetura dhe betejat në këmbë. Si te Stuntman, që është një lojë e fokusuar në akrobaci veturash, mund të dilni nga vetura dhe të shkatërroni bandat duke ecur në këmbë. Kështu që përgatituni për akrobaci të stilit hollivudian dhe shpërthime dramatike që dredhin tokën. Loja do jetë në treg gjatë shkurtit.

Lajmet e fundit>