Vëzhgim

Wi-Fi Alliance do të certifi kojë pajisjet për VoIP

Publikuar , 07 Nëntor 2008
0
Wi-Fi Alliance do të certifi kojë pajisjet për VoIP

Wi-Fi Alliance, që është një grup tregtar që çertifi kon ndërveprimin e produkteve Wi-Fi nga prodhues të ndryshëm. Tani ka fi lluar programin për çertifi kimin për telefoninë Voice-over-IP te pajisjet Wi-Fi. Një produkt (qoft ë Access point, ruter, telefon apo PC) me një etiketë Wi-Fi Certified Voice-Personal në paketimin e vet është i çertifi kuar të ofrojë kualitet të mirë të thirrjeve VoIP (duke përdorur shërbime si Skype apo Vonage) në shtëpi apo në ndonjë zyrë të vogël. Shumica e programeve për certifi-kim të 802.11x të Wi-Fi Alliance fokusohet në bashkëveprimin në mes produkteve që ofrohen nga prodhues të ndryshëm dhe programi për certifi – kimin e VoIP përbëhet vetëm nga testimi i performancës. “Që një produkt të kualifi kohet, duhet të ofrojë shërbime me më pak se 1 përqind humbje të përmbajtjes, pa humbje të cilësisë”, bën të ditur Wi-Fi Alliance. Humbja e pakove të transfertës dhe vonesa e lartë, janë probleme që prishin apo ulin kualitetin e zërit gjatë telefonatave të bëra duke përdorur VoIP.
Vëzhguesit thonë se Wi-Fi Alliance ka lançuar programin e vet të çertifi kimit për të forcuar pozicionin konkurrues të Wi-Fi, si një teknologji e re, siç është femtocell (shikoni “New Ways to Solve Your Cell Phone Dead Spots,” find. pcworld.com/61267) dhe gjenerata e ardhshme e rrjeteve mobile me internet të bazuara në WiMax dhe Long Term Evolution (LTE) ka fi lluar të shfaqet.Vetëm prodhuesit mund të aplikojnë për çertifi kim e produkteve Wi-Fi, por konsumatorët mund të shikojnë bazën e të dhënave të këtyre produkteve. Shkoni te find.pcworld. com/61268 të shikoni nëse një produkt i caktuar ka kaluar testimin. Wi-Fi Alliance planifi kon të prezantojë programin për certifi kim për biznese të mëdha gjatë fi llimit të vitit të ardhshëm.

LEXO EDHE:  Që nga 2010 tregu i kamerave ka rënë me 84%

Lajmet e fundit>