Lajmet

WiFi prej 10Gbps pritet të vijë vitin e ardhshëm

Publikuar , 22 Prill 2014
0
WiFi prej 10Gbps pritet të vijë vitin e ardhshëm

wi-fi-wifi-sign-computer-screenShpejtësitë e shkarkimit si 5Mbps, 10Mbps, ose madje 20Mbps që i shohim tani janë të shpejta dhe shpejtësia e bartjes së të dhënave në rrjetin 5G ka qenë duke ofruar po ashtu shërbime mbresëlënëse. Por pritni derisa ta dëgjoni përmirësimin e ardhshëm të ri në teknologjinë WiFi.

WiFi tashmë është më i shpejt se sa rrjeti celular i gjeneratës së tanishme , por rangu i kufizuar i standardit për internetin pa kabllo është një pengesë e madhe për mjetin që e përdor atë jashtë shtëpive dhe zyrave. Sidoqoftë, në vitin 2015, mund të shikojmë që WiFi të jetë eksponencialisht më i shpejt se sa rrjetet e tanishme dhe po ashtu të ketë një rang edhe më të lartë.

Quantenna Communications lajmëroi më herët javën e kaluar që do të lëshojë një koleksion të qarqeve të integruara që ndihmojnë atë që kjo kompani e quan “10G Wi-Fi”. Sipas kompanisë, kjo zgjidhje e re do të mbështes shpejtësitë e bartjes së të dhënave deri në 10Gbps dhe do të ofrojë rang më të lartë se sa standardet e tanishme të WiFi-së që përdoren në masë të madhe.

“Arkitektura 8×8 e Quantenna-s me teknikën e procesimit të sinjalit beamforming që adoptohet demonstron që premtimi i “MIMO-s masiv” për bartje dukshëm më të lartë, fuqi dhe interferencë të reduktuar mund të realizohen në praktikë,” tha profesori i inxhinierisë elektrike në Universitetin e Stanfordit, Andrew Goldsmisht, për teknologjinë e re të Quantenna-s.

“Kjo arkitekturë po ashtu do të përmirësojë dukshëm mundësitë e MU-MIMO, duke mundësuar që të mbështes bartjen pa interferencë tek shumë pajisje njëkohësisht. Këto avancime teknologjike po ashtu do të shndërrojnë peizazhin e aplikacioneve dhe pajisjeve që Wi-Fi mund t’i mbështes. Teksa kalojmë në një epokë të video përdorimit që rritet eksponencialisht dhe Interneti i Gjërave, arkitektura 8×8 dhe teknologjia MU-MIMO do të bëhen thelbësore në pajisjet Wi-Fi të performancës së lartë.”

LEXO EDHE:  6 metoda për të rritur fuqinë dhe cilësinë e sinjalit Wi-Fi

Kompania tha që tashmë furnizon harduerë me rrjetin WiFi për kompanitë duke përfshirë AT&T, DIRECTV, Swisscom, Telefonica, France Telecom dhe Belgacom, kështu që është e mundshme që do ta shohim këtë teknologji të re që të vijë pak kohë pasi të jetë në dispozicion në partnerët komercialë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Wi-Fi
Lajmet e fundit>