Lajmet

Wii U, jo më pak se 300$

Publikuar , 12 Prill 2012
0
Wii U, jo më pak se 300$

Forget The Box së fundmi raportoi se kostot e prodhimit për Wii U arrijnë 180$ por raportimet e fundit tregojnë që cmimi i kësaj konsole nëpër dyqane do të jetë jo më pak se 300$.

Nintendo do të nxjerr në fund të vitit Wii U që është pasuesi i konsolës më të shitur të nintendos Wii. Ai do të jetë i pajisur me një kontroller me ekran me prekje dhe përflitet që grafiku i video lojrave do të jetë pak a shumë si ai i Playstation 3.

Së fundmi Nintendo ka patur probleme financiare pasi produkti i saj i fundit 3DS pasçka se ka shifra të mira në shitje, nuk ka performuar sipas parashikimeve të bëra nga analistët.

Shumë fansa të Nintendos janë të shqetësuar pasi për gjeneratën e re të konsoleve, ajo po sjell një nivel hardware të gjeneratës së kaluar por kjo gjë ka ndodhur dhe me Wii dhe gjithsesi shitjet e tij kanë tejkaluar të PS3 dhe Xbox360.

Gjatë konventës E3 të vitit të kaluar, presidenti i Nintendos Satoru Iwata  tha ky produkt do të kushtojë patjetër më shumë se 250$. Një raportim i fundit hulumton se Wii U do të dal në shitje në 18 Nëntor në të gjithë botën. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Konfirmohet filmi i animuar Super Mario

Lajmet e fundit>