Lajmet

WikiCancel, udhëzime për mbylljen e të gjitha llogarive tuaja

Publikuar , 27 Janar 2013
0
WikiCancel, udhëzime për mbylljen e të gjitha llogarive tuaja

Nganjëherë udhëzimet për mbylljen e një llogarie të një shërbimi online janë të vendosura thellë në një uebfaqe dhe është pothuajse e pamundur që të gjenden.

WikiCancel është një faqe “wiki” që liston procedurat e anulimit për shërbimet e popullarizuara, abonimet dhe kontratat. WikiCancel punon si çdo faqe tjetër wiki.

Klikoni një lidhje për një shërbim që dëshironi dhe WikiCancel ju tregon saktësisht se si ta bëni mbylljen e llogarisë në atë shërbim.

Kjo është vërtet e dobishme, por WikiCancel po ashtu ju tregon se si të anuloni abonimin në revista dhe ju dërgon përgjatë disa shërbimeve kontraktimi si të telefonisë celulare ose internetit.

Për kontrata, ai po ashtu përfshin zakonisht rrugët për t’iu shmangur faturave të anulimit kur të mbyllet llogaria.

Natyrisht, është e mundshme që të largohet një kontakt në telefon celular pa paguar faturat për ndërprerje dhe pastaj një departament për ruajtje do të ju ofrojë një marrëveshje të cilën nuk mund ta refuzoni kur provoni ta anuloni.

Kështu që, mbajeni në mend. WikiCancel është një “wiki”, kështu që nëse disa shërbime janë duke munguar, ndjehuni të lirë që të bëni shtime në mënyrë që ta bëni më të mirë këtë shërbim. (PC World Albanian)

WikiCancel

LEXO EDHE:  Cila platformë e video lojërave është më popullore?

Tags >

uebfaqe
Lajmet e fundit>