Vëzhgim

Wikileaks është duke mbetur pa para

Publikuar , 24 Tetor 2011
0
Wikileaks është duke mbetur pa para

Në një porosi në uebfaqen e vet, Wikileaks lajmëron që do të pushojë së publikuari dokumente të reja derisa t’i financat e vet në rregull:
Ne jemi të detyruar që përkohësisht ta suspendojmë publikimin ndërsa ne e sigurojmë mbijetesën tonë ekonomike. Për gati një vit ne kemi qenë duke luftuar një bllokadë të paligjshme financiare. Ne nuk mund t’i lejojmë ndërmarrjet gjigante financiare të Shteteve të Bashkuara që të vendosin se si tërë bota voton me xhepin e vet. Betejat tona janë të kushtueshme.

Wikileaks kërkon ndihmë për të luftuar kundër bankave dëmtuese. Natyrisht, shumica e njerëzve do ta shohin si të vështirë ndihmimin, nëse Wikileaks nuk mund të pranojë kredit karta. Por ekzistojnë disa rrugë të tjera për të marrë para për këtë organizatë, duke përfshirë bitcoin, Flattr, dhe, natyrisht,  depozitë të drejtpërdrejtë. Vetëm rreth 5% e donacioneve vijnë nëpërmjet këtyre rrugëve të tjera.

Më poshtë është themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, duke folur për gjendjen financiare për Wikileaks./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Aplikacioni YouTube për Apple TV ndërmori një tjetër hap në drejtimin e gabuar

Lajmet e fundit>