Siguri

Wikileaks: Qeveria përdor maluerë për vëzhgim

Publikuar , 01 Dhjetor 2011
0
Wikileaks: Qeveria përdor maluerë për vëzhgim

Një raport që Wikileaks e publikoi pranë dokumenteve rrit shqetësimin për rritjen e përdorimit të veglave të mëdha vëzhguese që vëzhgojnë dhe analizojnë tërë popullsinë. Grupi gjithashtu tregon që disa nga produktet e përfshira në dokumente janë të shitura tek regjimet autoritare, të cilat përdoren nga ato regjime për të përgjuar dhe sulmuar kundërshtarët politikë.

Hollësitë e paraqitura nga Wikileaks i japin zë një raporti të fundit nga Wall Street Journal që flet për industrinë e vëzhgimit. Publikimi analizoi rreth 200 dokumente nga 36 ndërmarrje të ndara si pjesë e projektit të veçantë hulumtues të quajtur Katalogu i Vëzhgimit. Materiali i lëshuar nga Wikileaks vërteton gjërat e raportuara nga WSJ, por përfshin një varg më të madh të materialit.

[Industria e vëzhgimit] është, në praktikë, e parregullt. Agjensitë e Inteligjencës, forcat ushtarake, dhe autoritetet policore janë në gjendje që në heshtje, dhe në masë, dhe në fshehtësi të ndërmjetësojnë thirrjet dhe të kontrollojnë kompjuterë pa ndihmën ose njohurinë e ofruesve të telekomunikacionit,” shkruan Wikileaks në raportin e tij. “Në dhjetë vitet e fundit sistemet për vëzhgim jodiskriminues, të masës është bërë normë.”/pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Një partner reklami i Instagram gjurmuar vendndodhjen e miliona përdoruesve të Instagram

Lajmet e fundit>