Siguri

WikiLeaks po sulmohet!

Publikuar , 28 Nëntor 2010
0
WikiLeaks po sulmohet!

“Ne momentalisht jemi duke u përballur me një sulm DoS të shpërndarë në masë” tha WikiLeaks përmes Twitter. Tentimet për të arritur ueb faqen gjatë shkrimit të këtij artikulli ishin të pamundura.

Faqja ka paraqitur 75,000 skedarë të fshehtë rreth luftës në Afganistan gjatë muajit korrik dhe ka evituar një sërë paralajmërimesh nga Pentagoni dhe disa qeveri tjera, me paraqitjen të rreth 400,000 dokumenteve tjera sekrete nga lufta e Irakut, gjatë muajit të kaluar. Në një postim në Twitter javën që shkoi, faqja në fjalë paralajmëroi se po përgatitet për paraqitjen e sasisë më të madhe të dokumenteve të fshehta.

“Paraqitjet e radhës janë 7 herë më të mëdha sesa ato të paraqitura mbi luftën në Irak. Për këtë gjë presioni po shtohet” tha WikiLeaks gjatë javës që shkoi.

Në një postim të radhës gjatë ditës së sotme, WikiLeaks tha se gazetat si El Pais, Le Monde, Der Spiegel, The Guardian dhe New York Times do të postojnë këta skedarë, edhe nëse faqja nuk mund të qaset prej dikujt tjetër.

Shtëpia e Bardhë ka dënuar paraqitjet duke thënë se ato vënë në rrezik jetët e njerëzve, dhe konservatorët madje kanë thënë se Wikileaks.org do të duhej të fiket. Ueb faqja e WikiLeaks është propozuar në të kaluarën si caku i parë publik për një cyber-sulm nga qeveria e SHBA-së. Një gazetë në Uashington argumentoi se ueb faqja e WikiLeaks duhet të samtohet dhe të bëhet “jo funksionale” nga qeveria e SHBA-së. Një këshilltarë i Departamentit Shtetëror nën Presidentin George W. Bush shkroi një artikull duke thënë se Ushtria e SHBA-së duhet t’ sulmojë në mënyrë elektronike WikiLeaks dhe çfarëdo kompanie tjetër telekomunikuese që ofron shërbime për këtë organizatë”.

LEXO EDHE:  Një mashtrim i ri me Bitcoin infekton kompjuterët me ransomware dhe trojanë

Pjesë e dokumenteve të paraqitura nga WikiLeaks thuhet se janë edhe 668 dokumente nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, megjithatë detaje të mëtutjeshme në këtë aspekt nuk janë bërë të ditura. /pcworld.al

Lajmet e fundit>