Lajmet

Wikimedia do të lançojë javës tjetër Wikivoyage, uebfaqe për udhëtim

Publikuar , 12 Janar 2013
0
Wikimedia do të lançojë javës tjetër Wikivoyage, uebfaqe për udhëtim

Wikimedia Foundation, organizata që mban enciklopedinë online Wikipedia, do të lançojë javës tjetër një guidë botërore online të quajtur Wikivoyage.

Ashtu siç përshkruhet në uebfaqen beta, edhe ky site do të jetë një guidë turistike pa pagesë që mund të editohet nga komuniteti i kontribuuesve nga e gjithë bota, që quhen me emrin Wikivoyagers.

Site pritet të hapet zyrtarisht në 15 janar. Projekti, i cili u pranua nga komuniteti Wikimedia në gusht të vitit të kaluar, u lançua në serverët e saj në nëntor (versioni beta), sipas uebfaqes.

Synimi i Wikivoyage është të krijojë një guidë pa pagesë udhëtimi, ku kushdo mund të kontribuojë duke edituar. Ai është ndërtuar duke migruar përmbajtje teksti nga serverët e vjetër të Wikivoyage Association, një organizatë jo fitimprurëse me seli në Gjermani, e cila ishte zotëruesja Wikivoyage.

Komuniteti po punon për redaktimin dhe transferimin e skedarëve media dhe uebfaqja do të mbetet në beta për sa kohë të përfundohen të gjitha këto procese. Përmbajtja në uebfaqe është në shumë gjuhë dhe site zotërohet nga kontribuuesit e Wikivoyage, ku secili prej tyre ka të drejtën e autorit për kontributin e vet.

Domaini quhet wikivoyage.org, wikivoyage.net dhe wikivoyage.com. Uebfaqja përdor MediaWiki, një aplikacion pa pagesë wiki i zhvilluar nga Wikimedia dhe të tjerë, e cila menaxhon edhe projekte si Wikipedia.

Në ndërtimin e uebfaqes turistike i janë bërë vetëm disa ndryshime të vogla softuerit.

Wikivoyage dëshiron që artikujt e vet të kenë informacion praktik mbi udhëtimet. Ata i kanë kërkuar bizneseve dhe përdoruesve të mos e përdorin faqen si mjet reklamimi dhe promocioni. (PCWorld Albanian)

Wikivoyage

LEXO EDHE:  Apple Arcade është një abonim me pagesë me akses në mbi 100 lojëra

Tags >

Wikipedia
Lajmet e fundit>