Lajmet

Wikipedia festoi ditëlindjen e 13-të dhe ka mbetur e njëjtë si në fillim

Publikuar , 19 Janar 2014
Wikipedia festoi ditëlindjen e 13-të dhe ka mbetur e njëjtë si në fillim

wikipedia_13 (1)Është shumë e mundur që kjo të jetë faqja me më së shumti redaktorë në botë dhe të cilën ju e keni vizituar së paku njëherë, sepse përdoret shpesh si burim informacioni, gjë që nuk është e çuditshme, sepse bëhet fjalë për faqe me bazë gjigante të të dhënave…

Po, kjo është Wikipedia, uebfaqja e cila ka filluar punën më 15 janar të vitit 2001 dhe shumë shpejtë u pozicionua si bazë e përshtatshme e informacioneve dhe teksteve rreth gjithçkaje, edhe pse të dhënat nganjëherë nuk janë plotësisht të sakta.

Wikipedia-n e lançuan Jimmy Wales dhe Larry Sanger, ndërsa emri i kësaj faqe është një lloj kombinimi i fjalës havanase (Hawaii) “shpejt” dhe shkurtesës nga “enciklopedia”. Momentalisht në Wikipedia mund të gjenden më shumë se 30 milion artikuj në 287 gjuhë të botës, arritje kjo, të paktën aq sa dimë ne, nuk mund të mburret asnjë uebfaqe tjetër në botë.

Ajo çfarë është interesante është besnikëria e dizajnit minimal, sepse Wikipedia gati se nuk ka ndryshuar fare, kur bëhet fjalë për identitetin vizual, në 13 vjetët e veta të ekzistencës. Kjo në fakt edhe nuk duhet të befasojë, sepse te kjo “enciklopedi online”, siç e quajnë disa, çelësi dhe themeli i të gjithave është – përmbajtja.

Dhe këtu nuk ka kuptim që të merret me dizajnin modern, sepse përdoruesit në Wikipedia nuk vijnë për përjetim vizual, por për informacione apo tekste, të cilat ende publikohen në një kuadër “të varfër” dizajnues.

Për këtë shkak, të paktën neve na duket me dizajn të varfër, por Wikipedia nuk duhet aspak të gjykohet për dizajn, përkundrazi, le të jetë ashtu si është nëse vazhdon të na ofrojë informacione relevante, ndërsa ne me këtë rast i urojmë ditëlindjen. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Wikipedia ridizajnohet për herë të parë në një dekadë

wiki1wiki2 (1)