Lajmet

Wikipedia mund të ketë ndërprerje gjatë kohës së migrimit të të dhënave drejt Virxhinias

Publikuar , 22 Janar 2013
0
Wikipedia mund të ketë ndërprerje gjatë kohës së migrimit të të dhënave drejt Virxhinias

Enciklopedia online Wikipedia mund të pësojë ndërprerje të shërbimit në momente të caktuara gjatë kohës së migrimit të serverave të saj në qendrën e re të të dhënave në Ashburn, Virxhinia.

Wikimedia Foundation, zotëruesit e Wikipedia dhe uebfaqeve të tjera, u shpreh në fundjavë se gjatë kësaj jave do të bëhen kalimet teknike drejt qendrës së re të të dhënave, veprim ky që synon përmirësimin e performancës teknike dhe besueshmërisë në të gjitha faqet e Wikimedia-s.

“Faqet tona do të jenë vetëm të lexueshme për pak kohë, ose ndonjëherë edhe të paaksesueshme për disa momente”-, shkroi Guillaume Paumier, menaxher i komunikimeve teknike në Wikimedia, në një postim në blog.

Përdoruesve u kërkohet të tregohen të duruar gjatë ndërprerjeve që mund të ndodhin nga dita e martë në të enjte. “Migrimi do të bëhet në datat 22, 23 dhe 24 janar 2013, nga ora 17:00 – 01:00 UTC,” u shpreh Paumier.

Ashburn është qendra e tretë e të dhënave që mban faqet e Wikimedia-s, të cilat mbahen që prej vitit 2004 në qendrën kryesore të të dhënave në Tampa, Florida, afër shtëpisë së themeluesit Jimmy Wales, i cili në atë kohë merrej me operacionet teknike të faqes. Më parë, disa nga serverat që furnizonin faqen ndodheshin në San Diego, Kaliforni.

Që prej vitit 2009, skuadra e operacioneve teknike, filloi të shqyrtonte vende të tjera më të besueshme se Florida, për shkak të problemeve me motin dhe me lidhjen në rrjet. (PCWorld Albanian)

wikipedia-logo-en-big

LEXO EDHE:  Google do të përkthejë artikujt e Wikipedia në Anglisht

Tags >

Wikipedia
Lajmet e fundit>