Lajmet

Wikipedia pëson një ndërprerje teknike

Publikuar , 07 Gusht 2012
0
Wikipedia pëson një ndërprerje teknike

Wikipedia gjatë ditës së djeshme kishte pasur disa defekte dhe ndërprerje, kur përdoruesit filluan të shkruanin në Twitter dhe media tjera sociale ku shprehnin brengat e tyre.

Enciklopedia më e madhe online filloi të kishte problem, ku një porosi paraqitej në ballinë duke deklaruar që “aktualisht serverët kanë një problem teknik”.

Kur përdoruesit vizitonin Wikipedian, faqet hapeshin pjesërisht, duke nxjerrë kështu shumë nga stilet dhe ndërfaqja e faqes.

Faqja hapej ngadalë për disa, por disa raportuan që faqja e Wikipedias ishte e paqasshme.

Porosia e faqes tregonte që faqja së shpejti do të rikthehej në gjendjen e mëparshme. Dhe pas një ore, Wikipedia u rikthye sërish në gjendjen e zakonshme.

Faqja e Wikipedias më herët kishte paraqitur një det me një paralajmërim të portokalltë dhe porosi me ngjyrë të kuqe duke paralajmëruar ndalimin e shërbimit, por brenda gjysma ishin përditësuar nga e portokallta në të gjelbrën – duke sinjalizuar se gjërat ishin përmirësuar.

Megjithatë, versioni mobil i faqes së Wikipedias nuk ishte afektuar nga kjo ndërprerje. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Analistët thirrje për qetësi pas rënies drastike të monedhave kriptografike

Tags >

Wikipedia
Lajmet e fundit>