Harduer

Will.i.am po ndërton një orë smartfon

Publikuar , 06 Prill 2014
0
Will.i.am po ndërton një orë smartfon

william-watch-2-786x305Prodhuesit e smartfonëve janë ende duke u përballur me sfidat e sjelljes së orëve inteligjente që lidhen me telefonët tek konsumatorët. Ata po përpiqen që të përfshijnë sa më shumë veçori të smartfonit në to si dhe të tërheqin klientët.

Por, mesa duket, prodhuesit e smartfonëve nuk janë të vetmit që po dizajnojnë orë inteligjente. Këngëtari dhe investuesi në teknologji Will.i.am po synon të realizojë diçka të ngjashme, por me disa funksionalitete të tjera shtesë.

Një prej tyre është aftësia e orës për të bërë vetë telefonata. Will.i.am e zbuloi projektin gjatë një shfaqjeje televizive në SHBA gjatë ditës së premte, edhe pse disa prej shikuesve të The Voice UK ia kishin vënë re në dorë kohët e fundit. Sipas një postimi të fundit në Twitter, Will.i.am pret që pajisja të hidhet në treg në muajin korrik.

“Nuk e mbaj më telefonin, pasi ky është tani telefoni im,” tha ai gjatë intervistës. Artisti zbuloi gjithashtu edhe se kishte investuar në këtë projekt me paratë e tij. Përveç telefonatave, ora suporton luajtjen e muzikës, kufjet Bluetooth, Twitter-in, Instagram-in dhe Facebook-un.

Një teknologji e tillë, e cila identifikohet shpesh me termin “teknologjia që mund të vishet” është ndër ato që u tërheq më tepër vëmendjen njerëzve dhe mediave. E sigurisht, edhe ky projekt i Will.i.am nuk do të kalojë pa marrë vëmendjen maksimale. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Përditësimi i madh i radhës në Windows 10 do të jetë në të vërtetë i vogël

Lajmet e fundit>