Lajmet

Windows 10 afër objektivit të 1 miliardë pajisjeve

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 08 Mars 2019
0
800 milion do të thotë se Windows 10 është sistemi operativ më popullor desktop në botë por është ende larg objektivit të Microsoft. Windows 10 afër objektivit të 1 miliardë pajisjeve

Windows 10 është e instaluar në 800 milion pajisje në mbarë botën bëri të ditur Microsoft. Kjo statistikë përmban jo vetëm kompjuterët tradicionalë laptop dhe desktop, por edhe hibride si Surface Pro dhe konsola si Xbox One X e telefonët Windows 10 Mobile që kanë ngelur ende në qarkullim.

800 milion do të thotë se Windows 10 është sistemi operativ më popullor desktop në botë por është ende larg objektivit të Microsoft për ta instaluar në një miliardë pajisje brenda 2-3 vitesh nga debutimi në 2015.

Microsoft u detyrua të ndryshonte objektivat si rezultat i dështimit të variantit mobil, Windows 10 Mobile.

Vitin e kaluar Windows 10 parakaloi Windows 7 në popullaritet për tu bërë versioni më popullor i Windows. Aktualisht është instaluar në 40% të kompjuterëve sipas Net Applications.

Windows 7 qëndron në vendin e dytë me 38.5% të kompjuterëve ndërsa versioni më popullor MacOS, 10.14 Mojave, ka vetëm 5% të tregut. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft sjell nostalgji me File Manager e 1990

Lajmet e fundit>