Harduer

Windows 10 do të paralajmërojë përdoruesit nëse disku i kompjuterit po dështon

Nga: PCWorld
Publikuar , 01 Tetor 2020
Ndërtimi eksperimental Windows 10 20226 sjell disa veçori të reja dhe ajo që ka tërhequr vëmendjen e shumë përdoruesve është një monitor i shëndetit të diskut. Windows 10 do të paralajmërojë përdoruesit nëse disku i kompjuterit po dështon

Shëndeti i hardiskut ose SSD është një prej atyre indikatorëve që njerëzit zakonisht e injorojnë. Nëse një ditë jeni duke punuar si zakonisht në kompjuterin tuaj dhe papritmas fiket për shkak të një dështimi të hardiskut, atëherë mund të jeni në telashe të vërteta.

Megjithatë Microsoft do ta bëjë më të lehtë për të kontrolluar shëndetin e diskut në mënyrë që të mos surprizoheni.

Ndërtimi eksperimental Windows 10 20226 sjell disa veçori të reja dhe ajo që ka tërhequr vëmendjen e shumë përdoruesve është një monitor i shëndetit të diskut.

Ky monitor do të qëndrojë vazhdimisht në gatishmëri të identifikimit të problemeve me diskun qoftë ai HDD, SSD apo NVMe. Kur Windows 10 identifikon një problem, përdoruesi do të njoftohet menjëherë.

Madje Microsoft rekomandon se pas një njoftimi të tillë, përdoruesit të krijojnë një kopje të të dhënave sa më parë të jetë e mundur. Duke shkuar në Settings > System > Storage > Manage disks and volumes do të gjeni një opsion të ri për të kontrolluar shëndetin e diskut.

Është një mënyrë e shkëlqyer e Microsoft për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve edhe nëse ai nuk e di se sa jetëgjatësi mund ti ketë ngelur. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft braktis versionin e vjetër të Edge