Harduer

Windows 10 instalohet në një OnePlus 6T

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 14 Prill 2019
0
Windows 10 instalohet në një OnePlus 6T

Qualcomm në vitet e fundit ka filluar të ndërtojë procesorë për laptopët, veçanërisht kompjuterët Windows 10.

Tashmë që versioni ARM i Windows 10 është gjerësisht i disponueshëm dhe funksionon me procesorët Snapdragon, janë hapur dyert për sistemet operative desktop tek smartfonët.

Llogaria NTAuthority në rrjetin social Twitter demonstroi Windows 10-ën në një Pixel 3 XL dhe tashmë kanë arritur ta portojnë e sukses edhe në OnePlus 6T.

Në një seri cicërimash dhe replikash, NTAuthority tregoi sesi funksionon ekrani me prekje dhe shumë aplikacione si Google Chrome plotësisht funksionale.

Gjëja më impresive ishte të luash Call of Duty: Modern Warfare 2 në telefon duke përdorur nivelin x86 të sistemit operativ.

Megjithatë është tepër zbavitëse të shikosh sisteme operative që nuk janë bërë për këtë qëllim të punojnë në smartfonë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  OnePlus 7 Pro përveç 5G do të ketë edhe tre kamera

Lajmet e fundit>