Lajmet

Windows 10 ka një surprizë të keqe për miliona përdorues

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 08 Korrik 2019
0
Microsoft thotë se vetëm përdoruesit e versionit Windows 10 1903 janë të prekur, që është versioni më i fundit i platformës. Këtë versione e kanë instaluar 50 milionë përdorues përkundër 800 milionë përdoruesve që ka sistemi operativ. Windows 10 ka një surprizë të keqe për miliona përdorues

Windows 10 vazhdon të jetë një zonë rreziku. Jo vetëm që problem janë bërë stok në javët e fundit, por Microsoft ka filluar të vërë në dyshim edhe shërbimet më të rëndësishme të sistemit operativ.

Kompania tashmë paralajmëroi miliona përdorues për një tjetër problem. Microsoft tha se miliona përdorues të Windows 10-ës që kanë instaluar përditësimin e fundit KB4501375 mund të nxjerrë jashtë funksioni “Remote Access Connection Manager (RASMAN).”

Sa emër i padëgjuar mund të jetë për ju, në fakt ky funksion mund të shkaktojë pasoja serioze. Kryesori është VPN. RASMAN menaxhon mënyrën sesi Windows 10 lidhet me internetin dhe është një funksion kyç që shërbimet VPN të funksionojnë normalisht.

Duke qenë se përdorimi i VPN por rritet dita ditës nga privatësia online tek aksesimi i librarive Netflix dhe YouTube, funksioni ka potencialin për të ndikuar në mënyrën sesi përdorni kompjuterin tuaj.

Microsoft thotë se vetëm përdoruesit e versionit Windows 10 1903 janë të prekur, që është versioni më i fundit i platformës. Këtë versione e kanë instaluar 50 milionë përdorues përkundër 800 milionë përdoruesve që ka sistemi operativ.

Microsoft ka publikuar një zgjidhje por komplekse ndërsa nuk ka një datë fikse se kur një përditësim do të rregullojë këtë problem. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Panairi i pajisjeve elektronike të konsumit

Lajmet e fundit>