Lajmet

Windows 10 nuk do të instalohet në kompjuterët që kanë në përdorim USB apo karta SD

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 26 Prill 2019
0
Përditësimi i Majt të Windows 10-ës nuk do të instalohet në kompjuterët që kanë në funksion çelësa USB ose karta SD. Windows 10 nuk do të instalohet në kompjuterët që kanë në përdorim USB apo karta SD

Mcrosoft filloi të njoftonte përdoruesit e sistemit operativ se Përditësimi i Majt të Windows 10-ës nuk do të instalohet në kompjuterët që kanë në funksion çelësa USB ose karta SD.

Arsyeja sipas kompanisë është se gjatë instalimit të Windows 10-ës mund të ndodhë instalim i driverave të gabuar dhe të ndikojë jo vetëm tek pajisjet e jashtme por edhe ato të brendshme.

Që të mund të instalojnë përditësimin përdoruesit duhet të heqin USB dhe kartat SD dhe të restartojnë kompjuterin.

Sipas ZDNet vetëm përdoruesit e Windows 10 v1803 lançuar në Prill 2018 dhe v1809 lançuar në Tetor do të kenë probleme.

Përdoruesit me versione më të vjetra të sistemit operativ mund të instalojnë përditësimin e Majit pa asnjë pengesë pavarësisht nëse kanë në punë USB apo karta SD.

Lajmi vjen pak kohë pasi Microsoft vrau një prej funksioneve më të premtuara, atë të Seteve. Lajmi i mirë është se tashmë mund të vendosni vetë kur do të instalohet përditësimi. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft premtoi rikthimin e të dhënave të fshira nga Përditësimi i Tetorit 2018

Lajmet e fundit>