Lajmet

Windows 10 rrezikon të “vrasë” SSD e kompjuterit tuaj

Nga: PCWorld
Publikuar , 27 Gusht 2020
Problemet e para u shfaqën në Windows 10 Versioni 2004 i dërguar në Maj pas të cilit përdoruesit raportuan se mjetet e optimizimit të diskut dolën jashtë kontrolli. Windows 10 rrezikon të “vrasë” SSD e kompjuterit tuaj

Një përditësim i ardhshëm i Windows 10 do të adresojë një prej problemeve kritike të sistemit operativ i cili rrezikon të dëmtojë disqet solide SSD.

Problemet e para u shfaqën në Windows 10 Versioni 2004 i dërguar në Maj pas të cilit përdoruesit raportuan se mjetet e optimizimit të diskut dolën jashtë kontrolli.

Këto mjetet kryenin optimizime më shpesh sesa duhej duke ndikuar drejtpërdrejtë në jetëgjatësinë e SSD.

Bëhet fjalë për defragmentimin e disqeve. Gjatë këtij procesi përmbajtjet riorganizohen në mënyrë që të dhënat të aksesohen më shpejtë. Defragmentimi i një disku të fragmentuar rëndë mund të sjellë përmirësime të ndjeshme të performancës por procesi i optimizimit mbingarkon diskun gjithashtu.

Windows 10 mban mend herën e fundit që disku është defragmentuar në mënyrë që të mos përsëritet procesi më shpejtë sesa duhet duke dëmtuar SSD.

Në rastin e SSD ekspertët besojnë se ky proces është plotësisht i panevojshëm ndërsa të tjerë thonë që duhet të bëhet të paktën një herë në muaj.

Një problem në Windows 10 Versioni 2004 në mjetet Optimize Drives, bënte që defragmentimi të bëhej sa haerë që ndizej kompjuteri. Kjo do të thotë se SSD defragmentohej 30 herë më shumë sesa kërkohet.

Microsoft e ka pranuar problemin e identifikuar në Qershor dhe dërguar një përditësim por vetëm në versionet eksperimental të Windows 10 në programin Insider. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Modelet e reja SSD të Samsung sjellin më shumë performancë dhe çmime të ulëta