Lajmet

Windows 10 sjell thirrjet telefonike të Android në kompjuter

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 09 Tetor 2019
0
Telefonatat mund ti nisni përmes kontakteve ose numëratorit telefonik. Nëse nuk dëshironi të pranoni një thirrje mund ti përgjigjeni me tekst ose ti dërgoni telefonuesit një mesazh zanor. Windows 10 sjell thirrjet telefonike të Android në kompjuter

Funksioni për thirrjet telefonike në aplikacionin Your Phone në Windows 10 ka mbërritur. Microsoft lëshoi një version të Windows 10-ës për testuesit beta në “Fast Ring” i cili përmes aplikacionit Your Phone bën të mund realizimin e thirrjeve telefonike nga kompjuteri.

Ajo që ju duhet është një telefon me Android 7.0 Nougat ose më shumë, aplikacionin Your Phone si dhe një kompjuter me Bluetooth.

Telefonatat mund ti nisni përmes kontakteve ose numëratorit telefonik. Nëse nuk dëshironi të pranoni një thirrje mund ti përgjigjeni me tekst ose ti dërgoni telefonuesit një mesazh zanor.

Por duhet të jeni gati për ndonjë gjë që nuk shkon në këtë version të softuerit i cili është në fazë eksperimentale. Microsoft ka paralajmëruar se versionet e vjetra të disa softuerëve “anti-cheat” për lojërat mund të prodhojnë dështimet të Windows. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Dredhia e 1 Prillit e Google është loja Snake në aplikacionin Maps

Lajmet e fundit>