Lajmet

Windows 10, versioni i fundit i instaluar vetëm 6.6% të kompjuterëve

Publikuar , 03 Janar 2019
0
Sipas të dhënave të AdDuplex, Përditësimi i Tetorit 2018 është instaluar vetëm në 6.6% të kompjuterëve. Windows 10, versioni i fundit i instaluar vetëm 6.6% të kompjuterëve

Përditësimi më i fundit i Windows 10 vijon të dërgohet tek përdoruesit por me ritëm të ngadaltë.

Sipas të dhënave të AdDuplex, Përditësimi i Tetorit 2018 është instaluar vetëm në 6.6% të kompjuterëve.

Statistika është dyfishuar që nga muaji Nëntor kur ishte vetëm 2.8%. Megjithatë kanë kaluar tre muaj që kur është bërë i disponueshëm

Pse ka qenë kaq i ngadaltë përditësimi?

Së pari u ndalua pasi shfaqi probleme të shumta. Problemi madhor i këtij versioni të Windows 10 ishte fshirja e të dhënave të përdoruesve pas instalimit.

Përditësimi rinisi në mesin e Nëntorit. Përditësimi i muajit Prill është më popullor i instaluar në 83.6% të kompjuterëve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Çfarë ndodh nëse një dron godet krahun e një aeroplani?

Lajmet e fundit>