Lajmet

Windows 11 e disponueshme për më shumë përdorues

Nga: PCWorld
Publikuar , 17 Nëntor 2021
Nëse keni Windows 10 në versionin 2004 dhe keni instaluar përditësimet e datës 14 Shtator, atëherë mund të kaloni në Windows 11 nga ky moment. Windows 11 e disponueshme për më shumë përdorues

Nëse po prisni me padurim instalimin e Windows 11-ës në kompjuterin tuaj, Microsoft ka lajme të mira. Kompania sot tha se do të rriste ritmin e adoptimit të Windows 11-ës duke e bërë më gjerësisht të disponueshëm.

Nëse keni Windows 10 në versionin 2004 dhe keni instaluar përditësimet e datës 14 Shtator, atëherë mund të kaloni në Windows 11 nga ky moment.

Nëse planifikoni të vazhdoni përdorimin e Windows 10, Microsoft do të dërgojë një përditësim në Nëntor për sistemin operativ. Kompania synon të kalojë sistemin operativ në përditësime vjetore njëlloj si Windows 11.

Si më përpara Microsoft nuk rekomandon instalimin e Windows 11 në një pajisje që nuk përmbush kriteret edhe përdoruesit mund ta bëjnë. Gjiganti i Windows lançoi versionin e parë të Windows 11-ës më 4 Tetor ndërsa deri në mesin e 2022 të gjithë pajisjet që përmbushin kriteret duhet të kenë kaluar në Windows 11. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft braktis versionin e vjetër të Edge