Harduer

Windows 11 është falas por me një kosto të lartë

Nga: PCWorld
Publikuar , 28 Qershor 2021
Pajisjet e vjetra do të paralajmërohen gjatë instalimit të Windows 11-ës por nuk do të pengohet për instalimin e tij. Windows 11 është falas por me një kosto të lartë

Windows 11 po vjen këtë vit si një përditësim falas për përdoruesit e Windows 10-ës, por me shumë gjasa për shumë prej jush hardueri nuk do tua mundësojë.

Microsoft ka publikuar kërkesat e harduerit dhe Windows 11 do të suportojë vetëm procesorët Intel të gjeneratës së 8-të, përfshirë Pentium dhe Celeron.

Potencialisht miliona pajisje të Windows 10-ës do të ngelen ma mbështetjen e plotë të Windows 11 përfshirë pajisje si Surface Studio 2 të vetë Microsoft.

Pajisjet e vjetra do të paralajmërohen gjatë instalimit të Windows 11-ës por nuk do të pengohet për instalimin e tij.

Windows 11 gjithashtu mbështet zyrtarisht AMD Ryzen 2000 ose më shumë dhe procesorë EPYC të gjeneratës së dytë.

Listën e plotë të procesorëve të mbështetje e gjeni mëposhtë:

Mbështetja e Windows 11 për procesorët Intel

  • Intel 8 Gen (Coffee Lake)
  • Intel 9 Gen (Coffee Lake Refresh)
  • Intel 10 Gen (Comet Lake)
  • Intel 10 Gen (Ice Lake)
  • Intel 11 Gen (Rocket Lake)
  • Intel 11 Gen (Tiger Lake)
  • Intel Xeon Skylake-SP
  • Intel Xeon Cascade Lake-SP
  • Intel Xeon Cooper Lake-SP
  • Intel Xeon Ice Lake-SP

Mbështetja e Windows 11 për procesorët AMD

  • AMD Ryzen 2000
  • AMD Ryzen 3000
  • AMD Ryzen 4000
  • AMD Ryzen 5000
  • AMD Ryzen Threadripper 2000
  • AMD Ryzen Threadripper 3000
  • AMD Ryzen Threadripper Pro 3000
  • AMD EPYC 2nd Gen
  • AMD EPYC 3rd Gen

/PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Intel barazon AMD në peformancë, Core i9 dominon AMD Ryzen 9