Lajmet

Windows 11 pajiset me një mjet të integruar për regjistrimin e ekranit

Nga: PCWorld
Publikuar , 09 Dhjetor 2022
Testuesit e Windows 11 mund ta provojnë mjetin e ri Snipping Tool nga dita e sotme ndërsa opsioni i ri i regjistrimi do të mundësojë regjistrimin e plotë të ekranit apo seksione të caktuara. Windows 11 pajiset me një mjet të integruar për regjistrimin e ekranit

Microsoft së shpejti do të sjellë një regjistrues të ekranit në Windows. Snipping Tool në Windows 11 do të përditësohet për të përfshirë regjistrimin e ekranit, që do të thotë se përdoruesit nuk kanë më nevojë për Xbox Game Bar ose mjete të palëve të treta për regjistrimin e ekraneve.

Testuesit e Windows 11 mund ta provojnë mjetin e ri Snipping Tool nga dita e sotme ndërsa opsioni i ri i regjistrimi do të mundësojë regjistrimin e plotë të ekranit apo seksione të caktuara.

Përditësimi vjen pas mëse katër vitesh që kur Microsoft prezantoi për herë të parë eksperiencën e re të screenshot.

Regjistrimi i pjesëve të caktuara të ekranit e bën më të lehtë për ata që duan të kapin vetëm një aplikacion në vend të ekranit të plotë. Xbox Game Bar ka qenë i shkëlqyer për regjistrimin e aplikacioneve individuale, por kontrollet ishin shumë të kufizuara.

Microsoft vetëm sa ka filluar të testojë aplikacionin në kanalet Dev dhe do të duhen muaj apo javë përpara se Snipping Tool të debutojë për të gjithë që përdorin Windows 11. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Tesla thyen rekordet e shitjeve të makinave elektrike