Lajmet

Windows 11 sjell tabet në File Explorer

Nga: PCWorld
Publikuar , 05 Prill 2022
Microsoft ka publikuar edhe një video demonstrimi të funksionaliteteve të reja. Windows 11 sjell tabet në File Explorer

Microsoft prezantoi ditën e sotme një set ndryshimesh që pritet të vine në Windows 11 nga mjete video komunikimi në nivel sistemi tek përmirësime të produktivitetit.

Konkretisht File Explorer do të pësojë një ridizajnim dhe të pajiset me një funksionalitet të shumëpritur, atë të tabeve.

Sipas Microsoft, ridizajnimi do të vendosë të gjithë të dhënat e përdoruesve në një hapësirë të centralizuar. Përdoruesit mund të ngjisin skedarë apo të krijojnë tabe.

Microsoft ka publikuar edhe një video demonstrimi të funksionaliteteve të reja.

Nëse dëshironi të keni disa tabe të hapura të File Explorer njëherazi mjafton të klikoni simbolin plus në cepin e majtë lart për të nisur një tab të ri.

Ato janë thuajse identikë me tabet e një shfletuesit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  AirTag po përdoret masivisht për përgjimin e njerëzve