Softuer

Windows 7 do të arrijë statusin RTM me 13 korrik

Publikuar , 09 Korrik 2009
0
Windows 7 do të arrijë statusin RTM me 13 korrik

Shumë burime janë duke raportuar se Microsoft ka konfirmuar se Windows 7 do të arrijë statusin RTM (Release to manufacturing) me 13 të këtij muaji, dy ditë pasi që përfundojnë çmimet e lira për porosi paraprake. Kjo është shumë e rëndësishme pasi që në momentin kur Windows 7 merr emblemën RTM, Microsoft mund të fillojë shpërndarjen e versioneve finale drejt prodhuesve të kompjuterëve, si rrjedhojë e datës së përcaktuar për paraqitje në treg, me 22 tetor të këtij viti.

Në ndërkohë, ju ende mund të shkarkoni versionin Windows 7 RC (Release Candidate) dhe ta mbani në kompjuterin tuaj pa ju penguar askush deri më 1 mars, 2010. Në momentin kur kalon data 1 mars e vitit të ardhshëm, kompjuterët që kanë të instaluar këtë sistem operativ do të fillojnë të fiken çdo dy orë, para se të përfundojë tërësisht funksionimi i këtij sistemi, me 1 qershor 2010.

LEXO EDHE:  Probleme sigurie në WhatsApp, hakerët mund të vjedhin mesazhet në fshehtësi

Lajmet e fundit>