Lajmet

Windows 7 do të lansohet me 22 tetor

Publikuar , 02 Qershor 2009
0
Windows 7 do të lansohet me 22 tetor

altTë martën Microsoft konfimoi se është duke planifikuar që sistemi i tyre i ri operativ Windows 7 të paraqitet në raftet e dyqanit dhe në PC-të e rinjë, me datën 22 tetor të këtij viti.
 

Për të arritur këtë hap të rëndësishëm, Microsoft planifikon të përfundojë fazat zhvilluese të këtij sistemi operativ kah mesi ose kah fundi i muajit të ardhshëm, tha seinor zëvendës presidenti Bill Veghte në një intervistë.
“Të dhënat nga RC-ja kanë qenë mjaft të mira” tha Veghte.

Dihet se Microsoft e paraqiti për publik një version pothuajse final të këtij sistemi operativ. Shumë shpejt pas lëshimit, Microsoft konfirmoi se ka si qëllim që Windows 7 të paraqitet gjatë festave të fundvitit 2009.
 

 

LEXO EDHE:  Apple do të shesë modelet të riparuara të iPhone 8

Lajmet e fundit>