Lajmet

Windows 7 është sistemi operativ më i prekur nga malueri famëkeq WannaCry

Publikuar , 25 Maj 2017
0
Shumë kritikë shpreheshin se kjo erdhi si rezultat i funksionimit me versione të vjetra të Windows, konkretisht Windows XP, një sistem i cili daton që nga 2001. Windows 7 është sistemi operativ më i prekur nga malueri famëkeq WannaCry

Shumica e kompjuterave të goditur nga ransomware WannaCry funksiononin me Windows 7 raportojnë firmat e sigurisë.

Konkretisht Kaspersky thotë se 97% e infektimeve vinë nga Windows 7 ndërsa BitSight numëron 66%.

WannaCry filloi të përhapej me shpejtësi nga mesi i muajit Maj dhe sot ka infektuar mëse 200,000 kompjutera në mbarë botën. Në Britani spitalet kthyen pas pacientët pas bllokimit të sistemeve kompjuterike.

Shumë kritikë shpreheshin se kjo erdhi si rezultat i funksionimit me versione të vjetra të Windows, konkretisht Windows XP, një sistem i cili daton që nga 2001.

Por sipas Kaspersky Lab infektimet e kompjuterave Windows XP ishin të papërfillshme. Windows 7 e lançuar në 2009 është versioni më i infektuar i cili përdoret masivisht nga organizatat e mëdha.

Ato vuajtën duke qenë se nuk kishin përditësuar sistemin operativ gjatë muajit Mars. Firma si Telefonica, Renault, Deutsche Bahn, Fedex gjithashtu Ministria e Brendshme e Rusisë dhe organizata të ndryshme të sigurisë kibernetike u kapën në befasi.

Pasi enkriptonte të dhënat, WannaCry kërkonte 300 dollar në Bitcoin për ti rikthyer përdoruesve qasjen. Aktualisht janë raportuar 296 pagesa me vlerë 99,448 dollar në drejtim të krijuesve të WannaCry. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Komuna Skënderaj nuk tërhiqet nga aktiviteti i lojës Ludo King

Lajmet e fundit>