Softuer

Windows 7 me licencë edhe në Kosovë

Publikuar , 28 Tetor 2009
0
Windows 7 me licencë edhe në Kosovë

Gjatë kësaj jave, pas debutimit zyrtar të Windows 7 (22 tetor), kompania Login Systems (me qendër në Maqedoni) që është importues regjional dhe distributor i prodhimeve të Microsoft, HP dhe Cisco Systems si dhe krijues i zgjidhjeve inventive për e-biznes dhe e-qeveri, ka njoftuar se është gati të shpërndajë sistemin më të ri operativ të Microsoft, Windows 7-in. 

Përdoruesit që gjenden në Kosovë, Shqipëri apo Maqedoni, do të mund të blejnë sistemin operativ përmes blerjes së kompjuterëve të rinj në versionin OEM tek partnerët e Login Systems, pastaj edhe tek kompanitë që tashmë kanë Microsoft Volume Licensing apo përmes kopjeve individuale në shitore të elektronikës dhe kompjuterëve, që gjenden në vendet e lartpërmendura.

“Ne jemi të kënaqur të ofrojmë Microsoft Windows 7 , sistemin operativ më të përdorur në botë dhe vend”, ka thënë Venko Gligorov nga Login Systems. “Kam pasur mundësinë ta përdor për ca kohë dhe mund të them se në mënyrë dramatike është më i mirë se Windows XP dhe Windows Vista. Ngrohtësisht rekomandoj Windows 7 tek të gjitha bizneset dhe përdoruesit individual”, ka shtuar ai.

“Të gjitha ekipet tona fillojnë nga shitja, marketingu, teknologjia dhe departamentit të logjistikës janë gati ti përgjigjen sfidave të Microsoft Windows 7,” ka deklaruar Maya Talevska, menaxhere e produkteve për Microsoft në Login Systems.

Kjo e fundit ka ftuar të interesuarit për Windows 7 që të vizitojnë zyrat e Login Systems dhe të provojnë Windows 7 në makinat provuese dhe të binden vetë rreth përparësive dhe avantazheve ndaj sistemeve operative të mëhershme nga Microsoft.

Ata që janë të interesuar të blejnë Windows 7 të licencuar dhe të shfrytëzojnë maksimalisht përparësitë e këtij sistemi operativ mund të vizitojnë partnerët e Login Systems në Kosovë që janë: Cacttus, Comtrade Computers, Genikos, PBC, Pronet, Power PC dhe Ilir.do.o.o. 

LEXO EDHE:  Aplikacionet Android së shpejti do të përditësohen pa ndërprerje edhe gjatë kohës që i përdorni

Se sa do të kushojë Windows 7 i licencuar tek ne, do t’ju njoftojmë shumë shpejtë.

Lajmet e fundit>