Softuer

Windows 7 në Mac “në fund të vitit 2009”

Publikuar , 23 Tetor 2009
0
Windows 7 në Mac “në fund të vitit 2009”

Boot Camp është një aplikacion i Apple që lejon kompjuterë Mac të nisin edhe me Mac OS X edhe me Windows. Softueri momentalisht përkrahë vetëm Windows XP dhe Windows Vista, megjithëse duket se shumë njerëz veçse kanë menaxhuar të instalojnë me sukses Windows 7 përmes Boot Camp.

Në një shënim të ri të plasuar në ueb faqen e Apple, kompania deklaron: “Apple do të përkrahë Microsoft Windows 7 (Home Premium, Professional dhe Ultimate) përmes Boot Camp në Mac OS X Snow Leopard para fundit të vitit. Kjo përkrahje do të kërkojë përditësim të softuerit në Boot Camp”.

Megjithatë, befasisht, Apple është duke deklaruar se një numër i modeleve më të vjetra Mac nuk do të përkrahin Windows 7 në Boot Camp. Nëntë modele të vitit 2006 të iMac, MacBook Pro dhe Mac Pro nuk do të ofrojnë përkrahje për Windows 7.

Microsoft ka deklaruar qysh prej fillimit se çfarëdo makine që është në gjendje të punojë me Windows Vista do të punojë në Windows 7, dhe ne deri më tani në testimet tona nuk kemi parë ndonjë dëshmi që vërteton të kundërtën, kështu që arsyeja e vërtetë pse Apple ka larguar përkrahjen e këtij sistemi operativ në Mac-ët më të vjetër është e paqartë.

Në një tentim të thatë për të tërhequr vëmendjen nga furtuna e quajtur Windows 7, Apple paraqiti gjatë kësaj jave një rifreskim të madh të linjës Mac, duke përfshirë paraqitjen e një 27 inçëshi të ri iMac, plus modele të ripërpunuara të MacBook Pro dhe Mac mini.

LEXO EDHE:  Google mbyll aplikacionin eksperimental të e-mail-it Inbox

Lajmet e fundit>