Harduer

Windows 7 në një smartfon Asus Zenfone 2: A nuk është argëtuese?

Publikuar , 10 Korrik 2015
0
Windows 7 në një smartfon Asus Zenfone 2: A nuk është argëtuese?

zenfone_windows7-100595681-largeVeçantia e të qënurit përdorues i një telefoni Android është fakti se mund të eksperimentosh me gjëra të paimagjinueshme me tabletin dhe smartfonin tuaj.

Në një rast konkret kemi të bëjmë me një anëtar i XDA Developer i cili ka arritur të vendosë Windows 7 në një smartfon ASUS Zenfone 2. Madje ka publikuar edhe një video sesi mund të arrihet kjo.

Ndryshe nga shumica e smartfonëve Android që njihni, Asus Zenfone 2 fuqizohet nga një proçesor Intel Atom. Por kjo Windows 7 nuk është perfekte sepse nuk ka mbështetje për Direct 3D.

Gjithësesi ne mendojmë se është interesante të shohim se çfarë një entuziast komuniteti mund të arrijë me platformën Android. Personalisht ne e kuptojmë se nuk ka ndonjë përfitim përdorimi i Windows 7 në këtë smartfon por të paktën është zbativëse ta realizosh. (PCWorld Albanian)

[youtube id=”g2Smcq8qLEY”]

LEXO EDHE:  Xiaomi do të lërë gjurmë këtë vit me kamerat e smartfonëve

Lajmet e fundit>