Biznes

Windows 7 përshtatet për çipat e Intel

Publikuar , 27 Korrik 2009
0
Windows 7 përshtatet për çipat e Intel

Të përqendruar maksimalisht për të mos lejuar që kjo të ndodh në Windows 7, inxhinierët e Microsoft është raportuar se kanë punuar krah për krah me Intel për të përshtatur përkrahjen për procesorët e saj. Në një postim të bërë në blogun e ri Windows 7 partner blog, Brandon LeBlanc nga Microsoft ndriçon rezultatet e bashkëpunimit. “Duke punuar me Intel, Microsoft ka implementuar një veçori të re të quajtur parkim SMT, që ka ofruar përkrahje të mëtejme në Windows 7 për teknologjinë e Hyper-threading të Intel, duke mundësuar kështu performancë më të mirë në procesor shumë bërthamësh të Intel.” Intel dhe Microsoft gjithashtu kanë bashkëpunuar edhe në përshtatjen e kohërave për boot/shutdown/sleep dhe resume, gjë që mund të ketë si rezultat një përparësi substanciale të këtij prodhuesi të çipave, në performancë për shitje të mëtejme gjatë të ardhmes.

Rivali i Intel, Nvidia gjithashtu postoi një lajm të ngjashëm mbi tematikën e funksionit GPUGPU në Windows 7, dhe ka inkurajuar të interesuarit që të zgjedhin kartela grafike të dedikuara. Në fund të fundit, lajmërimi i Intel është më interesant për shkak se DX Compute zbuloi se DirectX 11 do të jetë i përshtatshëm si për Nvidia gjithashtu edhe për ATI.

A do të ketë kjo marrëveshje ndikim në zgjedhjen e çipave të Intel për Windows 7, apo fanatikët e AMD do të qëndrojë besnik, mbetet të shihet.

LEXO EDHE:  Bitcoin ra nën 10,000 dollarë për herë të parë në 2 javë

Lajmet e fundit>