Analiza

Windows 7 pritet të thyejë rekorde të shitjes

Publikuar , 21 Tetor 2009
0
Windows 7 pritet të thyejë rekorde të shitjes

Miliona përdorues të kompjuterëve do të përjetojnë shijet e para të sistemit më të fundit operativ të Microsoft, gjatë ditës së nesërme (22 tetor), kur Windows 7 do të fillojë të shitet anembanë botës.

Gjiganti softuerik amerikan po mban shpresa të larta për datën e lansimit, pasi që shpreson se pronarët e kompjuterëve do të jenë jashtëzakonisht të kënaqur, pas problemeve të shfaqura nga pasardhësi Windows Vista, kur u paraqit më 2007.

Vista ka pasur kritika të shumta shumë shpejtë pas paraqitjes, por shenjat deri më tani tregojnë se Windows 7 do t’i ketë punët mirë.

PC World është duke hapur dyqanin e saj në Tottenham Court Road të Londrës, në mesnatë të ditës së lansimit, duke iu ofruar konsumatorëve rastin për të futur duart në përditësim dhe për të pranuar këshilla sesi të shfrytëzohen maksimalisht veçoritë e reja të softuerit.

Versioni i ri premton shumëçka duke përfshirë, ndërfaqe më tërheqëse, performancë më të mirë dhe kërkon më pak nga kompjuteri, gjë që do të thotë se edhe laptopët do të mund të shfrytëzojnë baterinë më gjatë.

Suksesi i Windows 7 shikohet si diçka jashtëzakonisht e rëndësishme për Windows, për të cilin edhe kjo kompani është duke futur me miliona dollarë në kampanjat e reklamimit dhe iniciativave tjera për të rritur shitjet.

LEXO EDHE:  Cilët janë uebsajtet më të vizituara në gjithë botën?

Lajmet e fundit>