Analiza

Windows 7, sistemi operativ numër një në botë!

Publikuar , 13 Tetor 2011
0
Windows 7, sistemi operativ numër një në botë!

Windows 7 ka qenë një sukses për Microsoft dhe ka shpëtuar fytyrën e saj nga dëmi i shkaktuar prej Vista’s. Windows 7 ka shitur rreth 450 milion kopje, dhe sipas rezultateve tani del se ky sistem operativ ka 40.17% të tregut, kurse XP vetëm 38.72 %. E edhe sipas trafikonit mund të shihet se rrethanat kanë ndryshuar pozitivisht për Windows 7 e negativisht për Windows XP, megjithëse kjo është një gjë e kuptueshme.

Microsoft së fundi ka bërë disa fushata për të vazhduar momentin e Windows 7, edhe pse kjo ndoshta nuk ka qenë aq mirë e përgatitur pasi janë prezantuar disa detaje të Windows 8. Kompania është duke shikuar mundësinë e vazhdimisht të mbulimit të konsumatorëve të rinj për Windows 7, dhe kësaj radhe këtë javë është duke targetuar ndërmarrjet të cilave është duke u rekomanduar që të përditësojnë ciklet e tyre dhe të mos mendojnë për versionin e radhës të Windows.

Sipas rrethanave të tanishme, Windows 8 duket të jetë një eksperiment apo një sfidë për Microsoft, kurse Windows 7 një produkt i garantuar dhe me perspektivë. Kjo nënkupton se caku mbetet largimi i kompanive prej XP, që është mplakur dhe kalimi në Windows 7 që është zgjidhja e dukshme. Përveç kësaj, kompanitë nuk duhet të mbesin duke pritur për të parë se çka do të sjellë Windows 8, dhe nëse nuk e pëlqejnë të mbesin në Windows XP edhe për disa vite tjera. Microsoft në anën tjetër dëshiron të lëvizet para. /pcworldalbanian

 

LEXO EDHE:  Cila platformë e video lojërave është më popullore?

Lajmet e fundit>