Lajmet

Windows 8.1 tani me 3.95 % të tregut, kalon Vista-n

Publikuar , 02 Shkurt 2014
Windows 8.1 tani me 3.95 % të tregut, kalon Vista-n

windows-81-786x305Me lëshimin e Windows 8.1 gjatë tetorit, janari ishte muaji i tretë me radhë kur versioni më i fundit i sistemit operativ të kompanisë Microsoft ishte në dispozicion, që ishte kohë e mjaftueshme që ky sistem ta tejkalonte sistemin Windows Vista.

Derisa Windows 8.1 është sigurisht duke u rritur në mënyrë të qëndrueshme dhe është duke ia marrë pjesën e tregut versionit paraprak Windows 8, dyshja ka arritur ta përmbyllë vitin 2013 me vetëm 10 për qind të tregut, duke pasur fare pak ndikim në praninë e Windows 7 në kompjuterët e përdoruesve të cilët janë qasur në internet.

Të dhënat e fundit që vijnë nga Net Applications tregojnë që Windows 8 dhe Windows 8.1 kanë bërë përparim të paktën në janarin e vitit 2014, duke fituar së bashku 0.09 për qind të tregut. Më saktë, Windows 8 pësoi rënie për 0.26 për qind (nga 6.89 në 6.63 për qind), ndërsa Windows 8.1 fitoi 0.35 për qind (nga 3.60 në 3.95 për qind). Ndërkohë, Windows 7 pësoi një rënie të lehtë për 0.03 për qind (nga 47.52 në 47.49 për qind).

Për dallim nga ky muaj, gjatë nëntorit, Windows 8 dhe Windows 8.1 së bashku kaluan më mirë se sa Windows 7 gjatë dhjetorit dhe janarit.

Në vitin 2013, Windows humbi një pjesë të tregut përveç gjatë muajit mars, korrik dhe nëntor. Në janar, Windows ra për 0.01 për qind (nga 90.73 në 90.72 për qind). OS X mori 0.14 për qind më tepër (duke arritur në 7.68 për qind), ndërsa Linux pësoi rënie për 0.13 për qind (duke arritur në 1.60 për qind).

Net Applications përdor të dhëna të kapura nga 160 milionë vizitorë unikë çdo muaj duke monitoruar rreth 40 mijë uebfaqe për klientët e vet. StatCounter është një tjetër shërbim i popullarizuar për vëzhgim të lëvizjeve në treg; kompania vëzhgon 15 miliardë vizita në ueb. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Ja sesi të aktivizoni Dark Mode në WhatsApp në desktop