Biznes

Windows 8.1 tani në dispozicion për para-porositje

Publikuar , 03 Tetor 2013
0
Windows 8.1 tani në dispozicion për para-porositje

windows81Microsoft-i tani është duke marrë para-porositje për Windows 8.1. Derisa përditësimi është falas për përdoruesit e Windows 8, ata që duan të përditësojnë ose instalojnë sistemin operativ në harduerin e vjetër duhet të blejnë një kopje.

Microsoft-i është tani duke pranuar para-porositje në Windows 8.1 për 119 dollarë dhe Windows 8.1 Pro për 199 dollarë. Që të dy versionet janë kopje në DVD dhe pritet të lëshohen më 18 tetor. Që të dy çmimet janë identike me përditësimet ekzistuese të sotshme.

Prodhuesi softuerik po ndërmerr një qasje pak më ndryshe për përditësime në Windows 8.1. Ndonëse nuk ka ndonjë çmim promocional për përditësim, Microsoft-i është dukei furnizuar përdoruesit me një kopje të plotë të Windows 8.1 për ta përdorur si një përditësim ose si instalim i pastër në harduerë dhe pajisje virtuale.

Windows 8.1 do të jetë në dispozicion në dyqane më 18 tetor dhe online si një përditësim për Windows 8 më 17 tetor. Kompania Microsoft planifikon ta shpërndajë atë tek përdoruesit ekzistues duke përdorur dyqanin Windows Store. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Sony publikon listën e lojërave që do të jenë të disponueshëm për konsolën PlayStation Classic

Lajmet e fundit>