Softuer

Windows 8 do të vijë me katër versione

Publikuar , 18 Prill 2012
0
Windows 8 do të vijë me katër versione

Sipas ndërmarrjes Microsoft, Windows 8 do të ofrohet për ata që i kanë makinat e fuqizuara nga Intel në dy versione, qoftë versioni standard ose “Pro”. Microsoft shkroi gjithashtu që do të kishte një version të Windows 8 Pro për biznes.

Një tjetër version i sistemit të vet operativ të palëshuar do të jetë i gatshëm për pajisjet si tabletët që fuqizohen nga çipat e dizajnuar nga ARM. Ky verison do të njihet si Windows RT.

Microsoft e quajti sistemin operativ, që pritet të dalë në vjeshtën e vitit 2012, si ridizajnimin më të theksuar të ndërfaqes së sistemit operativ Windows që nga Windows 95.

Versioni i vet për ARM është një pasqyrim i shpresave të ndërmarrjes për të unifikuar makinat që i kanë kompjuterët desktop me tabletë dhe smartphone.

Microsoft tha që shpreson që përdoruesit do të bëjnë ndërlidhjen e televizioneve, kompjuterëve, smartphone-ëve ose tabletëve të tyre me njëri-tjetrin në mënyrë që të kryhen punët përgjatë të njëjtës platformë.

“Njerëzit janë duke filluar ta shohin të njëjtën pamje-dhe-ndjenjë përgjatë tre ekraneve dhe cloudit,” tha Craig Beilinson për CNN, i cili është drejtor i marketingut për konsumatorë në ndërmarrjen Microsoft. “E tërë kjo do të bëhet mjaft e turbullt.” Një version i mëhershëm i Windows 8 u lëshua një vit më parë dhe që atëherë mbi 100,000 ndryshime i janë bërë atij versioni i cili ishte ndërtuar posaçërisht për zhvillues.

Microsoft ka larguar butonin “Start” dhe e ka zëvendësuar atë me një meny të bazuar në panele rrëshqitëse.

Sistemi i ri operativ do të ofrojë një ndërlidhje mes touchscreen dhe ndërfaqes për përdoruesit e quajtur “Metro”, që doli gjatë vitit 2010 për Windows Phone 7./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Shfletuesi etiketon sajtet që shpërndajnë lajme të rreme

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>