Lajmet

Windows 8 me mundësi degradimi në Windows 7 dhe Vista

Publikuar , 06 Shtator 2012
0
Windows 8 me mundësi degradimi në Windows 7 dhe Vista

Sipas marrëveshjes për licensim të sistemit operativ, Microsoft do t’jua mundësoj përdoruesve të Windows 8 Pro që ta degradojnë kompjuterin e tyre në Windows 7, ose madje në Vista.

Nuk është befasuese që përdoruesve nuk i’u është mundësuar kalimi në Windows XP.

Të drejtat e degradimit – që jua mundësojnë konsumatorëve të zëvendësojnë një version më të ri të Windowsit me një edicion më të vjetër pa paguar për dy kopje – janë në dispozicion vetëm në Windows 8 Pro.

Kjo përshtatet me dy praktikat paraprake: vetëm Windows 7 Professional, për shembull, kishte mundësuar për një degradim të këtillë.

“Në vend të përdorimit të softuerit të Windows 8 Pro, ju mund të përdorni njërin nga versionet e mëhershme vijuese: Windows 7 Professional ose Windows Vista Business,” thuhet në marrëveshjen për licensim të softuerit për versionin Windows 8 Pro që do të instalohet nga prodhuesit e kompjuterëve të rinj.

Windows XP Professional, që ishte njëri nga degradimet e lejueshme për Windows 7 Professional, nuk ishte emëruar.

Windows XP do të largohet nga lista e produkteve të mbështetura nga ndërmarrja Microsoft në prillin e vitit 2014. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Huawei është gati nëse SHBA i ndalojnë përdorimin e Android dhe Windows

Lajmet e fundit>