Lajmet

Windows 8 tani merr 5.42 % të tregut

Publikuar , 01 Gusht 2013
0
Windows 8 tani merr 5.42 % të tregut

Teksa hymë në gjysmën e dytë të vitit 2013, Windows 8 vazhdon që në mënyrë të qëndrueshme por me ngadalësi është duke u përhapur, ndërsa Windows XP dhe Vista ka pësuar rënie.

Megjithatë, prania e Windows 7 në treg mbetet e fuqishme dhe nuk duket se ka ndonjë indikator që tregon se do të kemi ndonjë ndryshim në një të ardhme të afërt.

Të dhënat e fundit nga Net Applications tregojnë që korriku i vitit 2013 ishte një muaj i heshtur për Windows 8, që mori 0.32 për qind të pikëve (nga 5.10 për qind në 5.42 për qind), ndërsa Windows 7 rimori 0.13 për qind të pikëve (nga 44.37 në 44.50 për qind).

Windows 8 nuk është rritur me shpejtësinë me të cilën disa e kanë shpresuar. Ndonëse qershori ishte rritja e tij më e madhe këtë vit me 0.83 për qind, siç duket korrik është koha kur ka pasur ngritjen më të vogël që nga lëshimi i vet në tetor të vitit të kaluar.

Ngritjes së madhe në qershor të Windows 8.1 mund të themi se e ka shkaktuar sistemi i ardhshëm operativ i Microsoft, që do të jetë një përditësim pa pagesë për përdoruesit e Windows 8 përgjatë Windows Store.

Shumë ishin të interesuar në vëzhgimin pa pagesë që Microsoft e bëri në konferencën e vet Build 2013, kështu që ata më në fund zgjodhën Windows 8, por korriku është shoqëruar me përdorim si zakonisht: shumë njerëz janë të lumtur me Windows 7. (PCWorld Albanian)

Microsoft

LEXO EDHE:  Së shpejti në Google Docs, Sheets dhe Slides mund të editoni formatet e Microsoft Office

Lajmet e fundit>