Analiza

Windows 8.x tejkalon me më tepër se 10 për qind të tregut, XP shënon rënie

Publikuar , 04 Janar 2014
Windows 8.x tejkalon me më tepër se 10 për qind të tregut, XP shënon rënie

screen-shot-2014-01-01-at-9-04-42-amSipas Net Applications, Windows 8.x ka tejkaluar barrierën prej 10 për qind gjatë dhjetorit të vitit 2013. Windows 8 dhe Windows 8.1 kanë përfunduar vitin me 6.89, respektivisht 3.60 për qind, që së bashku arrijnë të kenë 10.49 për qind të tregut.

Gjatë muajit, Windows 7 ka pësuar një ngritje prej 0.88%, ndërsa Windows XP ka rënë nga 30 për qindëshi, duke pasur rënë kështu për 2.24%, në 28.98% gjatë muajit. Derisa rritja e tregut të Windows 8.x është e dëshiruar nga kompania Microsoft, adoptimi i ndërmarrjeve me Windows 7 duket i fuqishëm teksa afrohet fundi i mbështetjes së përdoruesve që përdorin Windows XP.

Windows 8 ka fituar 0.23 për qind të tregut gjatë dhjetorit, që paraqet një rritje befasuese, duke e ditur të qenit në dispozicion të përgjithshëm të Windows 8.1 si një përditësim falas. Ky i dyti arriti të marrë një ngritje prej 0.96 për qind gjatë muajit që e lamë pas. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Pas Apple edhe Microsoft po ndërton çipet e vet