Lajmet

Windows 9 mund të lançohet vitin tjetër ndërsa Windows 10 pritet të jetë “cloud OS”

Publikuar , 31 Gusht 2013
0
Windows 9 mund të lançohet vitin tjetër ndërsa Windows 10 pritet të jetë “cloud OS”

ms windows 9Windows 8 po bën rreth 1 vit që është lançuar prandaj mund të themi se kompania po punon për versionin e ri të sistemit, të paktën kështu funksionon për pjesën më të madhe të produkteve.

Microsoft zakonisht ndjek strategjinë e lançimit të produktit të ri pas disa viteve, por duke u nisur nga zhvillimet e fundit kompania ka vendosur të përshpejtojë këtë proces. Përflitet se hedhja në treg e Windows 9 do të realizohet vitin tjetër.

Gjithashtu janë siguruar edhe disa të dhëna mbi sistemin Windows 10 i cili pritet të jetë një sistem operativ cloud (Cloud OS). Kjo do të thotë se të gjitha veprimet do të proçesohen në serverat e Microsoft dhe më pas gjithçka do të kalohet në kompjuterët e përdoruesve.

Windows 10 do të jetë një shërbim i ri cloud për kompaninë ashtu si Office 365 apo Xbox Cloud duke përfshirë kështu Microsoft-in më tepër në ekosistemin e teknologjisë cloud.

Sigurisht këto lajme janë siguruar nga burime të afërta të kompanisë pasi është ende shpejt për të siguruar një konfirmim zyrtar nga vetë kompania. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Tashmë mund të shikoni njoftimet e telefonit Android direkt në kompjuterin Windows 10

Lajmet e fundit>