Lajmet

Windows Blue mund të quhet Windows 8.1

Publikuar , 07 Prill 2013
0
Windows Blue mund të quhet Windows 8.1

windows 8Gjatë javëve të fundit kemi mësuar shumë lajme të reja rreth Windows Blue.

Pas një imazhi të herët të sistemit operativ, ditë pas dite mësojmë të dhëna të reja.

Tani janë postuar disa foto rreth kësaj çështjeje ku vihet re se platforma e re do të quhet Windows 8.1.

Emri në fakt është i përshtatshëm. pasi i ngjan shumë strukturës së Windows Phone.

Gjithashtu Paul Thurrot, një ekspert i njohur në këtë fushë, ka bërë një cicërimë në Twitter ku e quan Windows Blue, Windows 8.1.

Gjatë kohës që dita për nxjerrjen e versionit të ri po vjen në gusht, me siguri do të dëgjojmë të reja ditë për ditë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Slack aplikon për tu bërë kompani publike, raporton 10 milionë përdorues aktivë

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>