Lajmet

Windows Defender e konsideron Google Chrome si të dyshimtë

Nga: PCWorld
Publikuar , 22 Prill 2022
Microsoft tha se paralajmërimet ishin shkaktuar nga një raport false dhe jo për shkak të një aktiviteti malueri. Windows Defender e konsideron Google Chrome si të dyshimtë

Microsoft Defender for Endpoint kohët e fundit i ka etiketuar përditësimet e Google Chrome përmes Google Update si aktivitet i dyshimtë.

Sipas raportimeve të administratorëve të sistemeve Windows, Microsoft Defender filloi të markonte përditësimet e Chrome si të dyshimta.

Microsoft tha se paralajmërimet ishin shkaktuar nga një raport false dhe jo për shkak të një aktiviteti malueri.

Kompania reagoi duke adresuar problemin dhe rikthyer shërbimin.

Administratorët e Windows duhej të menaxhonin disa raportime të rreme të Defender for Endpoint në dy vitet e fundit.

Pak kohë më parë një valë paralajmërimesh nga Defender Endpoint prekën përditësimet Office të cilat i konsideronin si ransomware. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Të ardhurat e Microsoft, shkëlqen biznesi cloud