Lajmet

Windows më në fund ka një indikator të volumit të zërit

Nga: PCWorld
Publikuar , 21 Janar 2022
Përveç këtij përmirësimi të dizajnit, Microsoft po teston një eksperiencë të re të thirrjeve në aplikacionin Your Phone në Windows 11. Windows më në fund ka një indikator të volumit të zërit

Janë dashur 10 vite që Windows më në fund të ketë një indikator modern të volumit të zërit. Fillimisht prezantuar në Windows 8 në 2012, shiriti i volumit të zërit shfaqet sa herë që përdorni butonat për ndryshimin e tij.

Microsoft ka vendosur ta zëvendësojë me një element të ri dizajni që përshtatet me dizajnin e Windows 11-ës në tërësi.

Indikatorët e volumit, shkëlqimit të ekranit, privatësisë së kamerës, airplane mode do të përditësohen të gjithë me dizajnin modern.

Përveç këtij përmirësimi të dizajnit, Microsoft po teston një eksperiencë të re të thirrjeve në aplikacionin Your Phone në Windows 11.

Së fundi ndërtimi eksperimental 22553 i Windows 11 sjell tema të reja për tastierën me prekje dhe panelin e emoji. Gjithashtu nëse keni dëshiruar fshirjen e aplikacionit të orë në Windows 11, tashmë është e mundur. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Pas dy vitesh pandemi, Google rikthen punonjësit në zyra