Softuer

Windows Phone 7, një vit në treg

Publikuar , 23 Tetor 2011
0
Windows Phone 7, një vit në treg

Në fakt platforma ka pasur shumë gjëra të mëdha për të festuar, përveç rezultateve të shitjes. Ende është vështirë të besohet për këto ndryshime, praktikisht për ditët kur vdiq Kin dhe kur ishte ende gjallë Windows Mobile 6.5. Tani Windows Phone ka krijuar një pozicion të mirë në treg dhe konkurrues dhe ka arritur që të tërheq edhe disa konsumatorë. Në fakt, linja e telefonave ka arritur të ketë një pozicion shumë më të mirë me kritikët sesa me konsumatorët, edhe pse Microsoft është duke punuar të ndryshojë këtë duke punuar me marketing të tregtuar dhe duke aplikuar një mbështetje OEM për të ndihmuar debutimin në treg.

Prej një këndi tjetër, Windows Phone në vitin e saj të parë ka shpalosur dy përditësime të mëdha, NoDo dhe Mango, dhe ka zbarkuar mbi një rifreskim të madh harduerike për sezonën e dytë të festave. Me fjalë të tjera ka pasur mjaft punë. Dhe para së gjithash ne e kemi përcjellë zhvillimin e kësaj platforme dhe mund të thuhet ndoshta e kemi bërë këtë me më shumë detaje sesa për vet Android e iOS.

Por siç duket, Windows Phone është një bast i gjatë të cilin Microsoft ka marr seriozisht dhe kompania nuk po kërkon të humbas. Festat e fundvitit janë një test krucial për softuerin, sepse nëse shitjet mbesin pa interesim të konsumatorëve, atëherë Microsoft mund të ketë telashe të zhvillojë interesim në të ardhmen. Të gjitha këto gjëra janë të pasigurta, por Microsoft së paku mund të thotë se ka një ulëse në tavolinën mobile. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Apple iOS 13 premton rritje të ndjeshme të performancës për iPhone

Lajmet e fundit>