Harduer

Windows Phone 8 duket tashmë se është zhvilluar

Publikuar , 15 Shtator 2012
0
Windows Phone 8 duket tashmë se është zhvilluar

Në muajin korrik, u paraqitën disa pëshëpritje që Microsoft do të fillojë prodhimin e sistemit operatv Windows Phone 8 gjatë muajit shtator.

Plani, atëherë, ishte që pajisjet e para me Windows Phone 8 do të dilnin në nëntorin e vitit 2012.

Sipas disa kontakteve të CNET, më 14 shtator, skuadra e telefonisë e ndërmarrjes Microsoft dërgoi sistemin operativ, të titulluar me emrin kodues “Apollo”. WPCentral është duke raportuar që kanë dëgjuar të njëjtën gjë.

Dhe WMPoweruser ka postuar fotografi përgjatë LiveSino.net të asaj që duket të jenë anëtarët e skuadrës së Windows Phone duke nënshkruar një mur RTM.

Nëse sistemi operativ, ashtu siç është duke u thënë, është ndërtuar, është koha që prodhuesit dhe bartësit e pajisjeve të bëjnë testimet e tyre përfundimtare dhe të vendosin sistemin operativ në telefonat e tyre të rinj.

Megjithëse Microsoft ka paraqitur shumë veçori të Windows Phone 8, ndërmarrja ende duhet të “lëshojë” platformën Windows Phone 8.

Sipas CNET, lëshimi i Windows Phone 8 është planifikuar të bëhet më 29 tetor ose në San Francisko ose në Los Anxhelos. Pak kohë pas lëshimit, do të fillojë edhe shitja.

Disa shitës me siguri që do të mundësonin kryerjen e porositjeve përpara datës 29 tetor, por telefonat nuk pritet të jenë në dispozicion për konsumatorë deri pas asaj date. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Ju nuk keni më nevojë të hiqni në "mënyrë të sigurtë" një memorie flash USB nga kompjuteri

Lajmet e fundit>